KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet Ella Fitzgerald
Përkujtohet Ella Fitzgerald

Përkujtohet Ella Fitzgerald

Cilësuar si “first lady” (zonja e parë) e muzikës jazz, Ella Fitzgerald bën plot 20 vjet që kur u nda nga jeta në moshen 79-vjecare. Shtypi botëror e kujton artisten amerikane duke e përkufizuar si “zonjën e turpshme, që vdiq pa e ditur se sa e madhe ishte”. Dyqind e pesëdhjetë incizime që prej viteve ’30-te e deri në vitet ’80-të të shekullit të kaluar, 25 milionë albume të shitura, 14 çmime Gremi, një popullaritet që e kaloi pragun e tregut perendimor. Kjo ishte Ella Fitzgerald. Këngëtarja me zërin unik, të qartë si kristal, që dilte nga fyti i saj pa sforco dhe krejt natyrshëm.