KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përkujtohet kompozitori Pjetër Gaci
Përkujtohet kompozitori Pjetër Gaci

Përkujtohet kompozitori Pjetër Gaci

Kompozitori Pjetër Gaci  krijoi koncertin e parë shqiptar për violinë e njohur si “Baladë për violinë”. Tashmë orkestra simfonike e RTSH ka vendosur ta përkujtojë këtë baladë dhe shumë pjesë të tjera kontribute të kompozitorit shkodran në historinë e muzikës shqiptare. Mbesa e tij violinistja Elisabeta Dodmasej e cila punon në orkestrat më në zë të Athinës rrefen se si Pjetër Gaci i injektoi asaj dashurinë për muzikën dhe sa rigoroz ishte ai.

Ndërkaq koncerti i ideuar për tu ngjitur në skenë të premten në mbrëmje dirigjohet nga Gridi Kraja i cili evidenton faktin se kompozitorët shqiptarë duhet të jenë pjesë e repertorit të përhershëm të orkestrave.

Koncerti përfshin në program interpretimin e disa prej arieve më përfaqësuese të kompozitorit Pjetër Gaci si aria e Lekës nga opera Toka Jone interpretuar nga Armaldo Kllogjeri, aria e Lokes nga e njëjta opera interpretuar nga sopranoja Eva Golemi, apo e famshmja “Për ty atdhe” intepretuar nga baritoni Ylber Gjini. Një ndërhyrje interesante do të jetë dhe pjesëmarrja intepretative e aktorit Mirush Kabashi.