KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet “Kosova Republikë”
Përkujtohet "Kosova Republikë"

Përkujtohet “Kosova Republikë”

Kosova ka përkujtuar më 11 mars demonstratën studentore të 35 viteve më parë në Prishtinë, e cila shënoi kthesën vendimtare të ndarjes përfundimtare të saj nga ish-RSFJ. Protestat në atë kohë nisën nga studentët universitarë për kushte më të mira në mensat e tyre, për të vazhduar më vonë me zinxhirin e demonstratave të vitit ’81 të njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”. Demonstruesit u përballën me një dhunë të pashoqe nga regjimi nacionalist serb. Mjaft studentë dhe pjestarë në demonstrata u burgosën. Ngjarjet e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënuan një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar. Në demonstratat e vitit 1981 për herë të parë u kërkua që Kosova të jetë Republikë. Kjo parullë ishte dhe motoja kryesore në atë kohë.