KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës
Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës

Përkujtohet lumturimi i Nënë Terezës

Në Shqipëri është kremtuar 19 tetori Dita e Lumturimit të humanistes së madhe me origjinë shqiptare Nënë Tereza, e njohur edhe si Gonxhe Bojaxhi. Fituese e Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1979, Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali i Dytë 12 vjet vjet më parë, gjashtë vjetë pas ndarjes nga jeta. Kryefjalë e jetës së saj ka qenë vullnetarizmi, veçanërisht në ndihmë të njerëzve të varfër në të gjithë botën. Autoritetet shqiptare e shfrytëzuan këtë ditë për të dhënë mesazhet e tyre . Në Tiranë, 100 të rinj, vullnetarët e parë të Korpusit të Paqes, janë përshëndetur nga kryeministri Edi Rama, për shembullin që ata japin, duke ndjekur rrugën e humanistes së madhe Nënë Terezës.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, gjatë aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Lezhës, tha se forca e përkushtimit të Nënë Terezës rrezaton sot më shumë se kurrë në Shqipëri, që sipas tij, po përjeton probleme të mprehta sociale dhe ekonomike.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa përuroi ambjentet e rindërtuara të një çerdheje në Kodër-Kamëz, nepermjet projektit “Adopto nje cerdhe” tha se nën frymëzimin e vullnetarizimit të Nënë Terezës do të ndërmerren nisma të ngjashme për rikonstruksionin e kopshteve dhe shkollave.