KRYEFAQJA » LAJME » Përkushtimin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit
Përkushtimin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Përkushtimin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Kryeministri Edi Rama takimin e parë zyrtar në Ankara e ka zhvillur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për atentatin terrorist në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë. Kryeministri Rama shprehu përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërkohë që e siguroi Presidentin Erdoğan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Kryeministri Rama kërkoi intensifikimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, si dhe nxitjen e sipërmarrësve të mëdhenj turq për të investuar në vendin tonë. (Marrë nga www.kryeministri.al)