KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përleshje e kurdëve me policinë turke

Përleshje e kurdëve me policinë turke

Shtate persona humbën jetën të martën në përleshjet me policinë dhe forcat e sigurisë në qytetin juglindor Dijarbakir dhe provincën Mardin të Turqisë, të banuar kryesisht me kurde, ku autoritetet kanë vendosur ndalim qarkullimin. Në rrugët e Diarbekirit dolën automjete të blinduara, ndërsa policia u përpoq ti shpërndante demonstruesit me ujë dhe gaz lotsjellës. Demonstruesit i nxori në proteste Partia Popullore Demokratike prokurde në shenjë kundërshtimi për shkak të vendosjes së ndalim qarkullimit për dy jave në gjithë qarkun kufitar me Sirinë. Guvernatori i provincës tha se ndalim qarkullimi u vendos për të neutralizuar grupet separatiste terroriste, për të hequr barrierat dhe llogoret e mbushura me mjete shpërthyese dhe për të vendosur rendin publik.