KRYEFAQJA » LAJME » Përmbyset autobusi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 31 të plagosur

Përmbyset autobusi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 31 të plagosur

Një aksidentet i rëndë u regjistrua orët e para të ditës së sotme, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa një autobuz pasagjerësh i linjës Athinë-Tiranë ka dalë nga rruga. Ngjarja ndodhi në afërsi të pikës së Ujit të Ftohtë, Tepelenë ndërsa si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 31 prej pasagjereve që udhëtonin në autobuz. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Vendore të Policisë, ka qenë ora 04.40 e së enjtes , kur autobuzi me targa TR 5631 U, që drejtohej nga shtetasi me iniciale I.F ka dalë nga rruga. Pas përplasjes me kodrën anës saj mjeti ka kryer disa rrotullime duke përfunduar në anën tjetër të rrugës. Pas ngjarjes menjëherë të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në orët e mesditës 6 prej pasagjereve vazhdonin të qëndronin të shtruar në spital, te gjithe jashte rrezikut per jeten, ndërkohë që pjesa tjetër është larguar. Sipas bluzave të bardha pasagjeret kishin fraktura në pjesë të ndryshme të trupit ndërkohë që nuk ka të plagosur në rrezik për jetën. Pas shoqërimit të drejtuesit të mjetit policia vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij asidenti ndërkohë që pista kryesore është dalja nga rruga e autobuzit si shkak i lagështisë në asfalt.