KRYEFAQJA » LAJME » Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë – Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët
Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë - Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët

Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë – Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët

Autobuzi i mbrëmjes i linjës Tiranë – Kukës është aksidentuar mbrëmjen e së martës, por pa dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, në afërsi të fshatit Derven në aksin Thumanë – Fushë-Krujë, kur autobuzi është përmbysur. Shkaku i aksidentit mendohet se ka qenë terreni i vështirë për shkak edhe të rreshjeve të shumta të shiut. Sipas policisë, e cila sëbashku me zjarrfikësit dhe ambulancën kanë shkuar në vendgjarje, pasagjerët kanë dalë nga autobusi i përmbysur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.