KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytje me viktima në Maqedoni
Përmbytje me viktima në Maqedoni
EPA/GEORGI LICOVSKI

Përmbytje me viktima në Maqedoni

Moti i keq dhe me reshje shiu ka përfshirë orët e fundit Maqedoninë, ku sipas mediave fatkeqësisht ka patur edhe viktima. Sipas tyre bëhet fjalë për 15 të vdekur, por ende nuk ka njoftime zyrtare. Sipas njoftimeve të meteorologëve intensiteti i rreshjeve ka qenë mjaftë i lartë. Në afro 2 orë e gjysëm ka rënë rreth 50 centimetra shi.
Pasditen e së shtunës Shkupi dhe Tetova kanë qënë nën ujë, madje në disa zona periferike banorët u evakuuan për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpitë e tyre. Probleme për shkak të reshjeve ka pasur edhe në Komunën e Çairit. Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëpive të tyre.
Edhe lagja e Hasabegut ka qenë ndër lagjet më të goditura nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut. Gjithashtu nga rreshjet e shiut ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike si dhe komunikimin telefonik.
Presidenti Ivanov aktivizoi ushtrinë, e cila ka ngritur barriera përgjatë disa lumenjve që rrezikohet të dalin nga shtrati veçanërisht në zonat e banuara.