KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytje në Francë e Gjermani
permbytje

Përmbytje në Francë e Gjermani

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Gjermani dhe Francë. Tre trupa të pajetë u gjetën nga ekipet e shpëtimit të bllokuar në një shtëpi, në qytetin Bavarian gjerman Simbach, kurse një grua u gjet e vedekur në një lumë aty pranë. Ndërkohë në Francë një 86-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të përmbytur në Paris. Shumë qytete në të dy vendet janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut teksa shumë banorë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit me helikopter. Dëmet janë të konsiderueshme si në Francë dhe Gjermani ndërsa parashikuesit e motit thonë se niveli i ujit do të vijojë të rritet edhe për disa ditë, pasi moti do të jetë i paqëndrushem dhe me reshje të dendura shiu.