KRYEFAQJA » LAJME » Permbytje pranë shkollës “26 Nëntori” Tiranë

Permbytje pranë shkollës “26 Nëntori” Tiranë

Prej dy ditësh banorët e rrugës Irfan Tomini pranë shkollës “26 Nëntori” në kryeqytet janë të izoluar prej ujit. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë prurje të mëdha të ujrave të cilat përzihen edhe me derdhjet e ujërave të zeza. Banorët kërkojnë zgjidhje të situatës sepse sipas tyre përveç qarkullimit rrezikohen edhe prej përmbytjeve të shtëpive përdhese. Po prej ditës së dielë emergjencat civile dhe zjarrëfikset e Tiranës u përfshinë në një operacion për parandalimin e vërshimeve të ujrave drejt banesave. Përfaqësues të opozitës ishin në këtë zonë dhe kërkuan prej bashkisë së Tiranës që të ndërhyjnë menjëherë për zgjidhjen e problemit. Ndërkohë siç mësuam nga burime pranë bashkisë, ndërmarja e ujësjellës kanalizimeve si dhe emergjencat e bashkisë janë në ndjekje të kësaj situate dhe po ndërhyjnë duke hapur pusetat e shkarkimit dhe duke izoluar përmbytjen.