KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Gjirokastër, probleme në qarkullimin rrugor
Përmbytje në Gjirokastër, probleme në qarkullimin rrugor

Përmbytjet në Gjirokastër, probleme në qarkullimin rrugor

Reshjet e dendura të shiut të rëna që prej mbrëmjes së djeshme në Qarkun Gjirokastrës, kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Në qytet, prurjet e përrenjve kanë vështirësuar qarkullimin tek rrethrrotullimi i aksit nacional në hyrje të Gjirokastrës, në aksin Kordhocë-Gjirokastër pranë varrezave të dëshmorëve, si dhe tek ura e Aznakut. Autoriteti Rrugor dhe Policia rrugore kanë qënë në gadishmëri të situatës, ndërsa është shtuar prezenca e forcave blu si në akset nacionale edhe ato të brendshme të Gjirokastrës për të evituar aksidentet të mundshme automobilistike.

Niveli i prurjeve të ujërave ka qënë i lartë në zonat rurale. Sidomos në Lunxheri Cepo, Picar dhe Antigone. Ka patur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Njësia administrative Lazarat, Zagori dhe fshati Dragot nuk kanë pasur energji elektrike si dhe disa lagje në Gjirokastër. Punonjësit e OSHEE kanë punuar në terren për riparimin e defekteve. Disa sipërfaqe me kultura të mbjella gjithashtu janë përmbytur. Si pasojë e motit të keq, në disa shkolla është kryer procesi mësimor me orar të reduktuar edhe proçesi mësimor në disa shkolla është kryer me orar të reduktuar. Ndërkohë, ministria e brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gadishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës gjatë datave 7 dhe 8 nëntor, kur pritjen reshje të dendura shiu.