KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Kosovë, Vuçiç i ofron ndihmë Mustafës
Përmbytjet në Kosovë, Vuçiç i ofron ndihmë Mustafës

Përmbytjet në Kosovë, Vuçiç i ofron ndihmë Mustafës

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç i ka telefonuar të enjten, homologut të tij kosovar, Isa Mustafa, për t’i ofruar ndihmë Qeverisë së Kosovës pas përmbytjeve që janë shkaktuar dje nga reshjet e mëdha të shiut. Telefonatën e ka konfirmuar Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, bëri të ditur gazeta Ekspress. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, Mustafa e ka falënderuar Vuçiçin për interesimin, ndërkohë që i ka thënë se janë tejkaluar rreziqet dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë. “Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar z. Vuçiç për interesimin e shtetit fqinj, duke i bërë të ditur se institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se janë tejkaluar rreziqet, dhe se në këtë fazë nuk ka nevojë për ndihmë nga shtetet fqinje ose më gjerë”, ka thënë për Express Abrashi.