KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Laç, Basha bën përgjegjëse qeverinë Rama
Basha: Rama autokrat! Ne nuk na tremb Vettingu!

Përmbytjet në Laç, Basha bën përgjegjëse qeverinë Rama

Situata e krijuar në Laç nga përmbytjet e orëve të fundit, nuk i ka shpëtuar politizimit. “Ndërkohë që Edi Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje të Laçit dhe Fushë Krujës u lanë në mëshirë të fatit” shkruan në Fejsbuk kreu i opozitës Lulzim Basha. Sipas tij “Këto janë investimet e rilindjes: me shiun e parë qytetet përmbyten, shtëpitë e bizneset po ashtu. Qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t’ju marrë votën. Duke shprehur ngushellimet për familjen e viktimës që humbi jeten tragjikisht për shkak të përmbytjeve, Zoti Basha i ben thirrje qeverisë “…të lerë propagandën dhe të marrë në dorë situatën për të ndalur çdo fatkeqësi tjetër dhe për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të goditur”.