KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Maqedoni, Kosova ndihmon me 50 mijë euro
Përmbytjet në Maqedoni, Kosova ndihmon me 50 mijë euro

Përmbytjet në Maqedoni, Kosova ndihmon me 50 mijë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka marrë vendim për ndarjen e një fondi prej 50 mijë euro për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditur nga përmbytjet me datë 6 dhe 7 gusht, njoftoi KosovaPress. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj citohet të ketë thënë se Republika e Maqedonisë është goditur nga përmbytje të mëdha, prej të cilave u përfshin edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë. “Në shenjë solidarizimi dhe në frymën e fqinjësisë së mirë, Kosova duhet të ndjek shembullin e mirë në rajon dhe të ndajë fondin prej 50 mijë euro”, tha ai. Qeveria e Kosovës po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e 80 mijë eurove për shlyerjen e obligimeve për vitin 2015 dhe 2016 për kryerjen e detyrimit financiar të Qeverisë së Kosovës në këshillin për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.