KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Maqedoni, Shqipëria akordon ndihma financiare
Përmbytjet në Maqedoni, Shqipëria akordon ndihma financiare

Përmbytjet në Maqedoni, Shqipëria akordon ndihma financiare

Shqipëria do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ai tha se me palen maqedonase po vazhdojnë kontaktet për të ofruar ndihmë tjetër në nevojat që do të paraqese pala maqedonase. “Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente” tha ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një dalje para shtypit.
Duket se ndihma dhe solidariteti reciprok mes vendeve të Ballkanit në raste të fatkeqësive natyrore, po bëhet traditë. Në vitin 2010, kur Shqipëria u përfshi nga përmbytje të jashtëzakonshme, Maqedonia dërgoi ndihma në logjistike dhe specialistë për të përballuar situatën.