KRYEFAQJA » LAJME » Përmbytjet në Maqedoni, Tirana përkrah Shkupit
Përmbytjet në Maqedoni, Tirana përkrah Shkupit
EPA/GEORGI LICOVSKI

Përmbytjet në Maqedoni, Tirana përkrah Shkupit

Situata e krijuar në Maqedoni po ndiqet me vëmendje edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi në Fejsbuk ka deklaruar gatishmërinë për ndihmë. “Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!” shkruan zoti Rama.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i tij Ilir Meta, ju përcjell banorëve të zonave të goditura dhe autoriteteve zyrtare të Maqedonisë, të Shkupit dhe të Tetovës, solidaritetin e thellë. “Ne nxisim, mbështesim dhe përshëndesim çdo iniciativë të qeverisë shqiptare për t’ju gjendur pranë, sipas mundësive tona, qytetarëve të Maqedonisë dhe autoriteteve zyrtare të Shkupit dhe të Tetovës” shprehet zoti Meta.
Nga ana e tij kreu i PD Lulzim Basha, ndërsa ka shprehur tronditjen dhe hidhërimin për humbjet e jetëve njerëzore pas kësaj fatkeqësie natyrore në Maqedoni, bën të ditur se Partia Demokratike u ka kërkuar bashkive të drejtuara nga demokratët “të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura”.