KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytjet në Virxhinia, Obama deklaron gjëndjen e jashtëzakonshme
permbytjet ne virxhinia, obama, gjendje e jashtezakonshme

Përmbytjet në Virxhinia, Obama deklaron gjëndjen e jashtëzakonshme

Presidenti amerikan Barak Obama ka shpallur gjëndjen e fatkeqësisë në shtetin e Virxhinias perëndimore, ku përmbytjet më të rënda të shekullit të fundit kanë shkaktuar 24 viktima. Sipas shtëpisë së Bardhë, zoti Obama urdhëroi që të fillojë ndihma federale për tre nga kontente më të prekura, pas kërkesës së paraqitur nga guvernatori i këtij shteti, duke u mundësuar banorëve marrjen e granteve për strehim të përkohshëm dhe riparim të banesave të tyre. Më shumë se 30 mijë banesa dhe biznese kanë ngelur pa energji elektrike. Shirat e dendura të së enjtes u kthyen në lumej, duke izolura disa qytete. Përmbytjet me të cilat po përballet shteti i Virxhinias janë më të rëndat e shekullit të fundit. Vetëm në një ditë, aty ranë 1 e katerta e sasisë se reshjeve vjetore.