KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmbytjet përfshijnë veriun e Britanisë së Madhe

Përmbytjet përfshijnë veriun e Britanisë së Madhe

Veriu i Britanisë se Madhe është goditur nga përmbytjet, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre në Jork. Policia ka këshilluar 300 deri në 400 familjarë të largohen nga shtëpitë buzë lumenjve Ouz dhe Foss në Jork, ndërkohë që rreth 3500 prona e biznese rrezikohen ndjeshëm.Qindra paralajmërime për përmbytje janë njoftuar në Angli, Uells dhe Skoci, duke perfshire më shumë se 20 alarme të rënda, të cilat nënkuptonin rreziqe për jetët e njerëzve. Zona të tëra në Mancester, duke përfshire Salfod, Bolton, Bëri, Roçdejl dhe Uigën, janë goditur aq keq nga përmbytjet sa në 24 orët e fundit, ka patur më shumë se 300 telefona për ndihmë drejtuar shërbimit zjarrëfikës. Më shumë se 7500 persona në Mancester dhe Lenkshajr kanë ngelur pa energji elektrike, duke përfshirë 5500 shtëpi dhe biznese vetëm në Roçdejl. Ministria e Mjedisit, njoftoi se qeveria po bën gjithçka për të rishikuar masat mbrojtëse nga përmbytjet, duke qënë se janë shënuar nivele të paprecedenta të reshjeve të shiut në pjesë të shumta të veriut të Anglisë, duke shtuar se mund të thuhet pa frikë se mbrojtëset ndaj përmbytjeve janë zhdukur. Disa lumenj nuk i kanë arritur ende nivelet kulmore, ndersa ushtria është vënë në funksion të plotë në Jork, Lids dhe disa zona të Lenkshajër. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron pritet të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet të hënën.