KRYEFAQJA » LAJME » Përmeti-oazi i paqes
Përmet, prej vitesh asnjë krim i rëndë

Përmeti-oazi i paqes

Rrethi i Përmetit mund të konsiderohet oazi i paqes në Shqipëri. Sipas drejtuesve të Gjykatës së Përmetit numri i veprave penale ka ardhur duke u ulur nga viti në vit. Gjatë vitit 2014 në këtë rreth u rregjistruan 77 vepra penale ndërkohë që gjatë 2015 gjykata rregjistroi 72 çështje të tilla. “E vecantë është së këto vepa penale cilësohen me rrezikshmëri shoqërore të ulët ndërkohë që prej vitesh në përmet nuk janë rregjistruar krime të rënda”, shprehet kryetari i gjykatës Bashk Gjatci. Një ndikim të rëndësishëm për shkallën e ulët të kriminalitetit në Përmet duket se ka kultura qytetare e kësaj zone me tradita. Me nisjen e sesonit turistik të këtij viti institucionet e drejtësisë, strukturat e policisë së shtetit dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese po bashkëpunojmë me komunitetin për ruajtjen në nivelin më të lartë të rendit dhe sigurisë publike në Përmet.