KRYEFAQJA » LAJME » Përmirësohet moti, por pasojat e përmbytjeve vazhdojnë
Përmirësohet moti, por pasojat e përmbytjeve vazhdojnë

Përmirësohet moti, por pasojat e përmbytjeve vazhdojnë

E premtja ka shënuar një përmirësim të motit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shiu dhe dëbora kanë pushuar, ndërsa temperaturat variojnë nga -2 në 15 gradë celcius. Uji ka filluar të tërhiqet në zonat e përmbytura, por autoritetet vazhdojnë të ndjekin situatën dhe të regjistrojnë dëmet e shkaktuara. Sipas metrologëve moti do të jetë i stabilizuar gjatë fundjavës, por pritet që rreshjet dhe temperaturat e ulta të rikthehen të dielën pas dite. Qeveria ka deklaruar se po merr masa për të zëvendësuar humbje nga përmbytjet dhe të rikthejë normalitetin në disa zona. Situata nuk ka ka shpëtuar politizimit. Opozita akuzon qeverinë për paaftësi, por vetë kryeministri Rama ka deklaruar se gjithshka ndodh është pasojë e papërgjegjshmërisë së njerëzve dhe qeverive ndër vite.