KRYEFAQJA » LAJME » Përmirësohet situata e përmbytjeve
permbytjet ne shqiperi, permiresim, ulje niveli uji

Përmirësohet situata e përmbytjeve

Ndërprerja e reshjeve të shiut në mëngjes ka filluar të japë efektet e para për tejkalimin e situatës së vështirë të krijuar në zonën e Kurbinit. Bashkëpunëtori ynë në këtë rreth na bën të ditur se që në orën nëntë të mëngjesit janë ndërprerë reshjet , e menjëherë ka filluar tërheqja e ujit nga tokat, banesat dhe bizneset e përmbytura. 68 familjet e evakuuara një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre e po rikuperojnë dëmet.