KRYEFAQJA » LAJME » Përplasja Apple-FBI, ja çfarë thonë liderat e teknologjisë.
apple fbi perpjasje lajme teknologji shqip

Përplasja Apple-FBI, ja çfarë thonë liderat e teknologjisë.

Qëkur Apple tha se do të ketë një “luftë të hapur” me FBI-në, pasi kjo e fundit i kërkoi gjigandit teknologjik të zhbllokojë telefonin e një terroristi të San Bernardinos, liderat e botës së teknologjisë kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Shumë prej tyre kanë qëndruar përkrah Apple, ndërsa disa të tjerë si, Bill Gates dhe Simon Seagars, shefi ekzekutiv i komanisë së çipave, ARM, kanë mbështetur kërkesat e FBI-së. Këto janë deklaratat e disa prej deklaratave të tyre.

Bill Gates

Ky është një rast i veçantë ku qeveria po kërkon të marrë informacione. Ata nuk po kërkojnë gjëra të përgjithshme ku mund të cënohet kushdo. Jo. Ata thjesht po kërkojnë të hetojnë për një rast të veçantë”

Simon Seagars, shefi ekzekutiv i ARM

Seagars, kompania e të cilit dizenjon mikroprocesorë për pjesën më të madhe të smartfonave, u pyet për këtë çështje në Kongresin e Telefonave Celularë në Barcelonë.

Është një situatë e ndërlikuar, ka të mira dhe të këqija. Ne besojme se përdoruesit duhet të jenë të vetmit pronarë të të dhënave të tyre, por mesa duket ka dhe disa rrethana ekstreme ku kjo duhet të ndryshojë”

Mark Zuckerberg

Ne solidarizohemi me Apple”, ka thënë themeluesi I Facebook të hënën në kongresin e Barcelonës. “Ne mendojmë që kriptimi I të dhënave është një gjë e mirë të cilën çdo njeri e do.”

Jan Koum, bashkëthemeluesi i WhatsApp

Koum ishte një nga të parët që u shpreh në lidhje me këtë çeshtje, një dite pasi Apple tha se do ta refuzonte kërkesën e FBI-së.Gjithmonë e kam admiruar Tim Cook për qëndrimet e tij në lidhje më privatësinë dhe për përpjekjet e Apple për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, dhe jam plotësisht dakort me çdo vendim që kompania ka marrë për këtë çështje.” Gjithashtu, Koum shtoi se ne nuk duhet ta lejojmë këtë precedent të rrezikshëm të lihet me kaq. “Sot, liria dhe pavarësia jonë janë në rrezik”.

Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google

Dihet që forcimi i ligjeve dhe agjensive të inteligjencës përballen me sfida të forta në mbrojte të publikut nga krimi dhe terrorizmi. Ne ndërtojmë produkte të sigurta për t’i mbajtur të sigurta informacionet dhe i japim të drejtë autoriteve përkatëse për të ndërhyrë vetëm në raste të veçanta, pa shkelur ligjin. Por, ky precedent penal është një çeshtje komplet ndryshe nga ato ku kompanitë kërkojnë të hakojnë të dhënat dhe pajisjet e përdoruesve. Jam në pritje të një diskutimi të hapur për këtë çështje të rëndësishmë”.

Jack Dorsey – themeluesi i Twitter

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, Dorsey ka shkruar: “Jemi përkrah @timcook dhe Apple (dhe jemi falenderues për lidershipin e tij)!”.