KRYEFAQJA » LAJME » Përplasja për buxhetin, Ahmetaj: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton

Përplasja për buxhetin, Ahmetaj: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton

Diskutimi i projekt buxhetit 2017 në komisionin e ekonomisë ka nisur me prezantimin e tij nga ministri i financave por në përfundim të fjalës së ministrit opozita ka kërkuar fjalën që e cila nuk i është dhënë nga kryetari i komisionit i cili shpjegoi se është në rregulloren e kuvendit.

Ndërsa pas mbarimit të komisionit deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh për mediat se ky projekt buxhet është një lëngatë e qeverisë . Gjithashtu po jashtë mbledhjes së komisionit ministri i financave Ahmetaj iu kundërpërgjigj se ky është projekt buxheti i qytetarëve.

Qeveria e ka cilësuar buxhetin e 2017 si buxhetin e financimit të reformave. Për të cilat do të jenë në dispozicion nga ky buxhet 20 miliard lekë. Gjithashtu sektorët prioritarë që marrin shtim në buxhet për vitin 2017 do të jenë bujqësia, shëndetësia dhe transporti.