KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasja Rusi-Turqi, Stoltenberg bën thirrje për qetësi

Përplasja Rusi-Turqi, Stoltenberg bën thirrje për qetësi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për qetësi dhe zbutje të tensioneve pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në kufirin sirian. “Bëj thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”, deklaroi Stoltenberg në përfundim të një takimi të jashtëzakonshëm të organizuar në Bruksel të martën me përfaqësues të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut. “Siç e kemi theksuar në mënyrë të qartë, ne jemi mbështetës të Turqisë dhe do të mbrojmë integritetin territorial të aleatit tonë turk, anëtar i NATO-s”, shtoi kreu i Aleancës së Atlantikut. “Ky rast është një incident i rëndë. Ne duhet të shmangim në mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli”, tha ai shkurtimisht në përgjigje të gazetarëve.