KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasje e ashpër Klinton – Sanders
Përplasje e ashpër Klinton - Sanders

Përplasje e ashpër Klinton – Sanders

Kandidatët demokratë për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, Hillari Klinton dhe Berni Sandërs, shkëmbyen kritika të ashpra gjatë debatit televiziv të radhës, duke kundërshtuar pikëpamjet e njëri-tjetrit, disa ditë para votimeve të rëndësishme partiake në Nju Jork. Senatori i Vermontit, Berni Sandërs, që e përshkruan veten si socialist demokrat, e akuzoi zonjën Klinton për përfitime financiare nga Uoll Striti si dhe e quajti mbështetëse të pushtimit amerikan në Irak në vitin 2003. Kurse ish-sekretarja e shtetit, Klinton, e kritikoi kundërshtarin për mungesë të thellë njohurisht në çështjet politike. Debati u nxeh aq shumë saqë drejtuesi i tij u detyrua ti ndërpriste e tu kërkonte të mos thërrisnin. Gara partiake zgjedhore në Nju Jork, e cila konsiderohet si vendimtare, mbahet më 19 prill.