KRYEFAQJA » LAJME » Përplasje e fortë në parlament mes Ramës dhe Dules
Përplasje e fortë në parlament mes Ramës dhe Dules

Përplasje e fortë në parlament mes Ramës dhe Dules

Dy ish aleatë të vjetër të koalicionit qeveritar deri para një vitin, kreu i PBDNJ Vabgjel Dule dhe kreu i PS dhe kryeministri Edi Rama, u bënë të enjten në parlament protagonistë të një pëplasjeje që do të mbahet mend gjatë.
Ka qenë fillimisht zoti Dule që ka sulmuar zotin Rama dhe qeverinë e tij.”Kemi një klasë politike të kriminalizuar dhe një sistem drejtësie të korruptuar. Është koktejli më i rrezikshëm për fatin e një vendi” tha zoti Dule. “Ka shumë gjëra zoti Kryeministër që janë të ligjshme, por nuk janë të moralshme. Fatkeqësisht, qeveria e sotme është një dështim. Zoti Kryeministër a nuk është ky Parlament që pranoi se është i kriminalizuar? Pse ju veproni me dy standarde? Pse aleatëve tanë u thoni se kemi probleme të tilla dhe këtu i mohoni. Po! Në Parlament, në qeveri dhe njësitë vendore ka elementë të kriminalizuar. Nuk mund t’i fshehni pasi ju i keni futur me firmën tuaj” tha kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Por me të njëjtën gjuhë ju përgjigj nga ana e tij zoti Rama. “Nuk thashë jemi të gjithë bashkëfajtorë. Thashë jemi të gjithë kriminelë, dhe unë i pari, kriminelë të trajtuar si të tillë për vite e vite të tëra. Marrëveshja e detit është një tradhëti. Greqia në Tiranë gjeti ca kokrra tradhëtarësh” sulmoi mjaft ashpër zoti Rama. “Akuzat mbi mua, kryetarin e Kuvendit dhe gjithë që janë këtu janë tregues ulëritës i faktit se problem madhor nuk është dekriminalizimi, por kriminalizimi i kundërshtarit me çdo mjet, çdo kusht e çdo çmim” tha kryeministri socialist. “Kriminalizimi i çdo ideje, i çdo përpjekjeje, i çdo pune. Ky është problemi i madh i yni. Kriminalizimi përmes faktesh të fabrikuara, që shiten si liri, kundërshti apo demokraci” shtoi më tej zoti Rama.
Nga përplasja mes zotit Rama dhe zotit Dule, merret lehtë me mend se marrëdhëniet personale midis tyre, por edhe mes partive janë cënuar keqaz dhe një bashkëpunim në të ardhmen duket mjaft i vështirë. Ndërkaq, pak ditë më parë zoti Dule vizitoi zyrat e PD, ndaj dhe debati i sotëm në parlament mund të jetë fundi i bashkëpunimit PS-PBDNJ dhe nisja e një bashkëpunimi PD-PBDNJ.