KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasje mes izraelitëve e palestinezëve në Jeruzalem
Përplasje mes izraelitëve e palestinezëve në Jeruzalem

Përplasje mes izraelitëve e palestinezëve në Jeruzalem

Në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem shpërthyen përleshje mes izraelitëve e palestinezëve. Policia izraelite tha se brenda xhamisë gjatë natës ishin protestues kishin ngritur barrikada, me qëllim që të pengohej vizita e izraelitëve para festimeve të Vitit të Ri Hebraik. Dëshmitarë palestinezë thonë se policia ka hyrë në xhami. Përleshjet vazhduan edhe jashtë kompleksit të xhamisë ku policia përdori gaz lotsjellës. Tensionet u shtuan pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit, Moshe Jalon, i kishte ndaluar dy grupe myslimane të hynin në xhami, pasi u konfrontuan me vizitorët hebrej. Izraelitët nuk lejohen të luten ose të shfaqin simbole kombëtare në këtë kompleks, për të shmangur tensionet me besimtarët myslimanë. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.