KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasje në kampet e refugjatëve
Përplasje në kampet e refugjatëve

Përplasje në kampet e refugjatëve

Policia gjermane lajmeroi se në kampin e emigrantëve në Kassel-Calden në veri të Gjermanisë, ku është strehuar edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, ka pasur perlesje masive. Mediat gjermane raportojnë se një grup me shqiptarë dhe një grup me pakistanezë janë përleshur me njeri-tjetrin, pas një sherri që nisi fillimisht në sportelin e shoperndarjes se ushqimit. Konflikti më pas kaloi ne dhune fizike dhe u desh nderhyrja e policise per te vene rregull. Si pasojë e përplasjeve i plagosen 14 persona, tre prej të cilëve pjesetare te policë. Autoritetet vendosën të largojne një pjesë të emigrantëve në një kamp tjetër. Kampi i pritjes se emigranteve ne Kassel-Calden prane aeroportit te qytetit mban 1,500 azilkërkuesit nga 20 shtete të ndryshme.