KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasjet Vatikan – Turqi për Armeninë
papa, turqi armeni, mentalitet kryqezatash, genocid

Përplasjet Vatikan – Turqi për Armeninë

Vatikani i është përgjigjur Turqisë që ka deklaruar se Papa Françesku ka një mentalitet kryqezate, pasi Ati i Shenjtë përdori termin genocid për të përshkruar masakrimin e 1.5 milionë armenëve një shekull më parë. “Papa nuk është në ndonjë kryqëzatë. Ai nuk po organizon luftra apo ndërton mure por ai dëshiron të ndërtoje ura. Ati i shenjtë nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme kundër popullit turk”, u shpreh zëdhënësi i tij At Federiko Lombardi për gazetarët. Në një fjalim të mbajtur të premten në fillim të vizitës se tij në Armeni, në prani të presidentit dhe qeverisë armenë si dhe diplomatëve, Ati i shenjtë nuk iu përmbajt tekstit të përgatitur të fjalimit të tij, dhe përdori fjalën genocid, një term që ai e pati përdorur për herë të parë vitin e shkuar. Në ate kohë, Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Vatikani. Zëvëndëskryeministri turk Nuredin Canikli u shpreh të shtunën se ishte shumë e papërshtatshme që Papa të përdorte atë fjalë, duke shtuar se është tragjike të shohësh se reflektimet dhe gjurmët e mentalitetit të kryqëzatave duken në veprimet e papatit dhe të Papës.