KRYEFAQJA » LAJME » Përplasjet për pronat në Himarë, MPJ replikon me MPJ të Greqisë
Lirohen shoferët shqiptarë të ndaluar për abetare dhe libra shqip

Përplasjet për pronat në Himarë, MPJ replikon me MPJ të Greqisë

Ministria e Jashtme e ka reaguar përmes një deklarate mbi qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë lidhur me ngjarjet e një ditë më parë në Himarë, ku gjatë një debati për pronat ka patur përplasje mes banorëve dhe disa pronarëve të ardhur nga zona të tjera. Duke shprehur keqardhjen për këtë qëndrim që kërkon të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera dje nga disa individë në Himarë, Ministria e jashtme e Shqipërisë sqaron se rasti në fjale po trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Në këtë kontekst, reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqise përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën shkruhet ne reagimin e ministrise se jashtme shqiptare duke sqaruar se si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë  se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.