KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Përrallë” i kalon 125 mijë klikime
"Përrallë" i kalon 125 mijë klikime

“Përrallë” i kalon 125 mijë klikime

Një javë pas publikimit të videoklipit të këngës “Përrallë”, me të cilën fituesja e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH Eneida Tarifa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2016, numri i klikimeve në youtube i ka kaluar 125 mijë. Duke publikuar videoklipin këngëtarja i tha gjatë një interviste TVSH, se shpresonte që versioni i këngës në anglisht të ketë popullaritet dhe ajo të arrijë një rezultat mbresëlënës në Eurosongun e sivjetëm. Sipas statistikave që sjell vetë faqja e youtub-it ku është publikuar videoklipi, klikuesit deri në këtë moment ndahen 805/724 midis pëlqimit dhe mospëlqimit. Me shifra të tjera, rreth 1.2 për qind e klikuesve kanë shprehur opinionet e tyre. Sipas  specialistëve ato janë shumë pak për të nxjerrë konkluzione për fatin e këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2016, që këtë vit mbahet në Suedi. Deri tani suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurosong, e ka regjistruar këngëtarja kosovare Rona Nishliu që në festivalin e vitit 2012 që u mbajt në Baku, Azerbajxhan, u rradhit e pesta me këngën “Suus” e cila është kthyer në hit.