KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peru, bastisen zyrat e firmës panameze pas skandalit
mosak fonseka peru bastisen zyrat autoritete e peruse skandali

Peru, bastisen zyrat e firmës panameze pas skandalit

Autoritetet në Peru bastisën zyrat lokale të firmës panameze Mosak Fonseka, duke sekuestruar dokumente në kuadër të një hetimi për shmangie taksash dhe mashhtrime. Bastisja u krye nga policia tatimore e Peruse në kryeqytetin Lima. Zyrtatrët thanë se veprimtaria e kësaj kompanie për krijimin e parajsave fiskale është e jashtëligjshme në Peru prandaj do të hetojnë, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme. Mosak Fonseka gjëndet në qëndër të një skandali ndërkombëtar të përmasave të mëdha pas rrjedhjes së 11 milionë dokumenteve që kanë vënë në vështirësi shumë udhëhehqës botërorë dhe hodhën drite mbi botën e erret të shmangies së taksave përmes kompanive të krijuara në të quajturat parajsa fiskale. Përfaqësuesit e Fonsekës në Peru thanë se do të bashkëpunojnë me hetuesit