KRYEFAQJA » LAJME » Perurohet qendra e re e kontrollit të OST
Është peruruar sot Qendra Kombëtare Dispeçer

Perurohet qendra e re e kontrollit të OST

Është peruruar sot Qendra Kombëtare Dispeçer dhe Sistemi i Ri i kontrollit i Operatorit të Sistemit të Transmetimit . Ky sistem mundëson monitorimin dhe operimin në kohë reale në të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe në pjesën më te madhe të nënstacioneve 110 kV. Ndër përfitimet nga operimi me këtë sistem kontrolli është: shfrytëzimi optimal i rrjetit të transmetimit; optimizimi i përdorimit të burimeve; rritja e cilësisë së operimit dhe rritjen e besueshmërisë së sistemit energjitik.Projekti i Sistemit SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në rrjetin europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike. Projekti u financua përmes një kredie nga qeveria italiane në vlerën e 23 milione eurove.