KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Perurohet “Reja”,Veliaj: Arti prioritet i Bashkisë

Perurohet “Reja”,Veliaj: Arti prioritet i Bashkisë

Instalacioni “Reja”, i vendosur përpara Galerisë së Arteve u përurua sot në një atmosferë mjaft miqësore. Vepra e artistit Fuxhimoto është mirëpritur jo vetëm nga artdashësit, gjë që e tregon edhe fakti se deri në fund të vitit kjo hapsirë është rezervuar për organizimin e 82 aktiviteteve.

Perurohet instalacioni reja, vepër e artistit Su Fuxhimoto e që i është dhuruar Tiranës nga fondacioni Luma. Në një atmosferë tejet miqësore, kryebashkiaku Erion Veliaj përsëriti se arti është zhvendsour në prioritetet e Bashkisë së Tiranës.

Që tani janë planifikuar 82 aktivitete që do të zhvillohen në hapsirën e këtij instalacioni deri në fund të vitit.