KRYEFAQJA » LAJME » Perurohet rruga e re në Qesarakë të Dajtit, Veliaj: Ky investim i rrit vlerën zonës

Perurohet rruga e re në Qesarakë të Dajtit, Veliaj: Ky investim i rrit vlerën zonës

Kjo rrugë, që lidh Qesarakën në njësinë Administrative Dajt me pjesën tjetër të Tiranës ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës. Sot, 6 muaj pas nisjes së punimeve ajo lehtëson levizjen e rreth 10 mijë banorëve. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ajo i shton edhe vlerën e pronës në këtë zonë.

Ndërhyrja në këtë aks nuk i shërben vetëm banorëve të zonës, por edhe turizmit.

Veliaj përsëriti se angazhimi kryesor i bashkisë për këtë vit janë investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale, duke lajmëruar edhe nisjen e shpërndarjes së granteve të bashkisë sipas nismave të komunitetit.