KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pesë ushtarakë kanë humbur jetën dhe dy te plagosur nga një ortek në Alpet Franceze

Pesë ushtarakë kanë humbur jetën dhe dy te plagosur nga një ortek në Alpet Franceze

Të paktën pesë ushtarake kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një ortek në Alpet Franceze. Sipas mediave franceze, ngjarja ndodhi pranë Valfreju, pak kilometra larg nga kufiri me Italinë, ku rreth 51 ushtarake, të cilët ndodheshin për të marrë pjesë në një trajnim stërvitor, po bënin ski në këto alpe. Ky është incidenti i dytë i kësaj natyre në Alpet franceze. Pak ditë me parë, një grup nxënësish u përfshi nga një ortek, si pasojë e të cilit 3 prej tyre gjetën vdekjen.