KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Pesha e industrisë jo ushqimore në ekonomi
industria jo ushqimore, industri dhe tregti, lajme ekonomi

Pesha e industrisë jo ushqimore në ekonomi

Qeveria synon të dyfishojë peshën e industrisë joushqimore në ekonomi për një periudhë 10 vjeçare. Minsitria e energjisë dhe industrisë ka detajuar një strategji të posaçme, në të cilën theksohet se sektori i industrisë ushqimore nuk ka peshën që i takon në ekonomi për shkak të mungesës së zinxhirit ëe vlerës.

Strategjia parashikon që kontributi në eksport të rritet në masën 1.5–2% në vit, ndërkohë që punësimi në sektoret kyç të industrisë jo ushqimore do të rritet 2 deri 2.5 % në vit.

Në vendet e rajonit industria jo ushqimore zë 7-8% të peshës në PBB dhe Shqipëria radhitet e parafundit duke lënë pas vetëm Kosovën.

Strategjia synon që të përmirësojë klimën për tërheqjen e investimeve të huaja si një instrument potencial në zhvillimin e industrisë dhe të promovojë nxitjen e aplikimit të teknologjive bashkëkohore sipas degëve të industrisë jo ushqimore.