KRYEFAQJA » LAJME » Peshëngritja dështon në Evropian

Peshëngritja dështon në Evropian

Objektivi për të çuar në Olimpiadën e Rios një ekip me peshëngritës, nuk është arritur. Ky është konkluzioni i dalë në përfundim të konkurrimit të kombëtares së shtangës shqiptare në Evropianin e Norvegjisë. Kjo pasi asnjë nga sportistët tanë nuk arriti objektivin që i kishte vënë vetes. Pas këtij evropiani Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të shikojë edhe njëherë pozicionin e trajnerëve aktualë, të sportistëve dhe në të ardhmen mund të marrë një trajner të huaj.  Deri tani në Olimpiadën e Rios, peshëngritja shqiptare ka të kualifikuar vetëm Briken Caljen, kualifikim të cilin e arriti në botërorin e Hjustonit ku doli i 6-ti.