KRYEFAQJA » LAJME » Peshëngritja shqiptare humbet Hakanin
Peshëngritja shqiptare humbet Hakanin

Peshëngritja shqiptare humbet Hakanin

Sporti shqiptar ka humbur njërën prej figurave të tij më të shquara. Mjeshtri i Merituar i Sportit, peshëngritësi Mirjan Hakani është ndarë nga jeta në moshën 55 vjecare.  Hakani do të mbahet mend si një nga yjet e peshëngritjes shqiptare të viteve 80-të. Ai ishte dominues në peshat e rënda dhe fitues i shumë titujve kampion kombëtar, Kupave të Shqipërisë, si fitues i medaljeve të arta në kampionatin ballkanik në 1987. Emri i Mirjan Hakanit rreshtohet krahas emrave të shquar të asaj kohe si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha apo Erlin Nikolla. Pas lënies së sportit, Hakani punoi si drejtues sportiv në Bashkinë e Tiranës dhe shef i klubit shumësportësh Partizani.