KRYEFAQJA » LAJME » Peshëngritja shqiptare në prove
Peshëngritja shqiptare në prove

Peshëngritja shqiptare në prove

 Nga data 1, deri më 10 tetor 2015 në Klaipedia të Lituanisë do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Për Shqipërinë në këtë kampionat do të marrin pjesë Emanuel Lushi, në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg, Alban Hoxha në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg dhe Krenar Shoraj në kategorinë e peshës trupore deri në 85 kg. 3 sportistët kuq e zi u janë nënshtruar dy testeve antidoping përpara këtij Evropiani. Trajnerët Ilir Çela dhe Leonard Toska, janë shprehur optimistë se peshëngritësit shqiptarë do të hyjnë në zonën e medaljeve.