KRYEFAQJA » LAJME » Pezullimi i Ligjit të Vettingut, reagojnë SHBA dhe BE
Pezullimi i Ligjit të Vettingut, reagojnë SHBA dhe BE

Pezullimi i Ligjit të Vettingut, reagojnë SHBA dhe BE

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si Ligji i Vettingut, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të SHBA dhe BE, të cilat u investuan fuqimisht në miratimin e këtij ligji. Në një deklaratë të përbashkët, ata shprehen se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vettingut dhe pezulluar zbatimin e tij, ndërsa nxisin që referimi i ligjit në Komisionin e Venecias të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Ndërkaq SHBA dhe BE theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit në Shqipëri.