KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pezullohen bisedimet e Sirisë
organizata e kombeve te bashkuara

Pezullohen bisedimet e Sirisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar bisedimet për Sirinë, dy ditë pasi përfaqësues të qeverisë siriane dhe opozitës u mblodhen në Gjeneve në një takim të ndërmjetësuar nga i dërguari për Sirinë Stefan De Mistura, për t’i dhënë fund një lufte pesevjecare që ka shkaktuar të paktën 250 mijë viktima dhe ka shkaktuar largimin nga vendi të më shumë se 11 milione personave. Levizja erdhi pasi qeveria siriane ka pretenduar se ka ndërmarre një goditje madhore kundër opozitës, duke prerë një rrugë kyce furnizimi në qytetin e Alepos që kontrollohet nga rebelet. Sipas De Mistura-s kjo nuk mund të konsiderohet as si fundi dhe as si dështimi i bisedimeve, të cilat do të rifillojnë në datën 25 shkurt.