KRYEFAQJA » LAJME » Pezullohen fluturimet nga aeroporti i Prishtinës

Pezullohen fluturimet nga aeroporti i Prishtinës

Shumica e fluturimeve nga aeroporti Adem Jashari në Prishtinë janë pezulluar, dy prej tyre janë shtyrë, dhe vetëm dy jane realizuar  këtë të dielë. Shkak është bërë mjegulla e dendur. Mediat kosovare kanë raportuar se ndër fluturimet e anulluara  janë ato të destinacionit Prishtinë- Stamboll, Prishtinë-Cyrih si dhe Prishtinë-Basel, Prishtinë-Milano etj.