KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Pezullohet dhënia me koncesion e autostradës Milot-Morinë
Pezullimi i zbatimit të rrugës së kombit

Pezullohet dhënia me koncesion e autostradës Milot-Morinë

Zbatimi i kontratës konçensionare për kompaninë fituese “Vendeka Bilgi” e cila pritej të fillonte aktivitetin për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, është pezulluar. Vendimi është marrë pasi kompania “Catalyst and Salillari LLC”, e shpallur e dyta në tenderin e dhënies me konçesion është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, kundër vendimit të Ministrisë së Transporteve. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Transporteve, Eduart Seitaj, kompania që ka bërë ankesë pretendon për një vendimarrje të gabuar.  Pritet që vendimi nga komisioni të merret shpejt shpjegoi Seitaj kjo pasi ankesa është bërë me datën 1 gusht.

Fituesja e konçesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, pjesë e rëndësishme e autostradës “Rruga e Kombit” kompania turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, ofroi shumën 320 milion euro për investime, ndërsa do të subvencionohet nga buxheti i shtetit në shumën 5,6milion euro, nëse nuk arrihet trafiku i programuar i makinave që do të taksohen. Ndërsa kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e konçesionit, ofroi shumën 217 milion euro për investim dhe kërkoi 4,99 milion euro subvencionim nga shteti.