KRYEFAQJA » LAJME » Pezullohet gjyqtari i beratit, i kërkoi një gruaje favore seksuale
Pezullohet gjyqtari i beratit, i kërkoi një gruaje favore seksuale

Pezullohet gjyqtari i beratit, i kërkoi një gruaje favore seksuale

Një gjyqtar është pezulluar nga detyra e tij në Gjykatën e Beratit pasi dyshohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit” në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata vendosi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e Gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo. Kallëzuesja është një grua, palë në një proces civil divorci, ku gjyqtari i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Pasi i ka premtuar avokat, pretendohet se gjyqtari i ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms me qëllim krijimin e një lidhjeje intime. Sipas prokurorisë gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.