KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Pianodrom”, ditët ndërkombëtare të sonatës
pianodrom-aleksander-peci-festival-piano-muzike-klasike

“Pianodrom”, ditët ndërkombëtare të sonatës

Festivali ndërkombëtar pianistik “Pianodrom” në edicionin e tij të katërt i dedikohet tërësisht sonatës si zhanër muzikor. Kompozitori dhe drejtori i Pianodrom Aleksandër Peçi thekson se 36 sonata në një interval kohor prej dy muaj e gjysëm që zgjat festivali nga data 17 tetor e deri 12 dhjetor janë një platformë e shkëlqyer për shkëmbinm vlerash mes muzikantëve shqiptarë dhe të huaj.

Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh ku pianistët e talentuar nuk mbeten vetëm në skenë por i bashkangjiten edhe instrumentistë të tjerë dhe ku muzika klasike takon edhe atë kontemporane, bashkeëunëtorët e Pecit në këtë festival janë pianistët Etrita Ibrahimi dhe Merita Rexha Tershana.

Muzikantë nga Rusia,n ga konservatori i famshëm i Çajkovskit, Çekia, Gjermania, Greqia, Italia, Kosova dhe Shqipëria për më shumë se dy muaj do të sjellin për publikun më shumë se 130 vepra muzikore nga autorët më të njohur botërorë dhe shqiptarë.