KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pianoja personale e Tefta Tashko Koço do të jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar
Pianoja personale e Tefta Tashko Koço do të jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar

Pianoja personale e Tefta Tashko Koço do të jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar

Pianoja personale e lirikës sonë të shquar Tefta Tashko Koço tashmë do të jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar. Pasi ka qëndruar dhe është përdorur nga sa e sa breza mësuesish dhe nxënësish të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë që prej vitit 1953, pianoja tani do të jetë një objekt muzeal. Për drejtorin e muzeut Melsi Labi, institucioni që ai drejton nuk është vetëm një ekspoze që dëshmon historinë me foto, por pa dyshim që një rol shumë të rëndësishëm luajnë dhe objektet. Ai konfirmon se pianoja do të restaurohet dhe do të zërë vendin që meriton në një nga pavionet e muzeut.
Me shumë dëshire, por dhe emocion e ka pritur zhvendosjen nga liceu në muze dhe shndërrimin në objekt muzeal pianon e nënës së tij, dirigjenti i njohur Eno Koço. Kjo piano, thotë ai është pjesë e historisë së familjes time.
Tefta Tashko Koço është sopranoja, që për herë të parë në repertorin e koncerteve të saj, krahas arieve të klasikëve botërore, futi dhe kënge popullore qytetare shqiptare. Janë të paktën 89 këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë që ajo i këndoi. Madje 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në Itali dhe Francë.