KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Opozita votoi reformën, Rama e refuzoi

Berisha: Opozita votoi reformën, Rama e refuzoi

Një ditë pas takimit me kryeministrin Rama, kryedemokrati Basha informoi grupin parlamentar të PD-së me zhvillimet e këtij takimi, sipas tij jo produktiv për gjetjen e kompromisit politik për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e zhvilluar pa praninë e mediave, zoti Basha mësohet të jetë shprehur se nëse nga mazhoranca do të ketë përpjekje për të trafikuar votat e opozitës për votimin e kësaj reforme, opozita do të marrë vendim për  djegien  e mandateve të deputetëve. Ndërkohë për mediat pas mbledhjes  u shpreh vetëm ish Kryeministri Berisha. “Opozita shqiptare mbrëmë votoi reformën” tha zoti Berisha. Sipas tij opozita votoi variantin që ja kanë sugjeruar ndërkombëtarët, variant që atyre ua ka sugjeruar Edi Rama, ndërsa refuzimi erdhi nga njeriu që ishte me dy fjalime në xhep.