KRYEFAQJA » LAJME » “Piktori i madh”, me Eltonin, të riun që sfidoi mërzinë dhe stresin
"Piktori i madh", me Eltonin, të riun që sfidoi mërzinë dhe stresin

“Piktori i madh”, me Eltonin, të riun që sfidoi mërzinë dhe stresin

“Piktura më ka bërë të heq mërzinë dhe stresin …Kam qenë shumë i mbyllyr. Kam qenë në vetvete i mërzitur! Por pasi zbulova që mund të pikturoja mirë, atëhere sikur u çlirova pak nga vetja ime dhe nuk isha si më parë…Piktura ta heq mërzinë stresin, çdo gjë…!” Ky është Eltoni, që duket se diplomën si piktor profesionist e ka marrë nga njerëzit dhe jo nga shkolla. Prej 10 vitesh ka pikturuar ku ka mundur, në gurë, mure, drunj, letër e talojo duke patur sot një galeri impresionuese me mbi 200 mijë punime, që do ta ëndërronte edhe një piktor profesionist me përvojë. “Piktura më ka ndihmuar shumë. Punoj me porosi dhe pikturat i shes. Kam krijuar edhe klientelë!” thotë Toni.
Ajo çfarë e bën të veçantë atë është fakti se piktura i ka transformuar jetën. Doktoreshë Kristina e qendrës komunitare të shëndetit mendor Nr.1, thotë se nga një ri me probleme të theksuara të shëndetit mendor, sot Toni falë terapisë dhe mjekimit është një person tërësisht i integruar në komunitet. “Ka ardhur në qendrën tonë në një gjendje mjaft të rënduar psikotike me tentativa vetvrasëse të disahershme, i mbushur me halucinacione, deluzione. Por në sajë të punës së ekipit multidisiplinar dhe në sajë të mjekimit, Eltoni sot është një piktor i mrekullueshëm. Pikturat e tij janë shumë të vlerësuara” thotë doktoreshë Kristina.
Eltoni pas përpjekeve të investuara dhe vlerësimeve të marra, sot ka një ëndërr: të bëhet një “Piktor i madh”, ashtu siç ja ka vënë edhe vetes emrin në profilin e tij në Fejsbuk. “E ardhmja,….. mendoj që një ditë të arrij të bëhem një piktor që të kem një emër edhe unë si piktorët e mëdhenj, sepse e kam pas me qef pikturën dhe i jam përkushtuar shumë dhe ia kam arritur deri diku … shpresoj shumë” thotë ai.
Rasti i Eltonit nuk është i vetëm. Ka shumë persona, dikur me probleme të theksuara të shendetit mendor, që falë zhvillit të hobeve dhe pasioneve ja kanë dalë të ecin përpara, duke u bërë të vlefshëm për vete dhe për shoqërinë.